Zyrtare, Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është konfirmuar si trajneri i ri i kombëtares së Francës.
Didier Deschamps, trajneri më jetëgjatë i Francës, i dha fund drejtimit 14-vjeçar të ekipit pas eliminimit të kombëtares në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 nga Spanja.
Zidane, fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998, ka qenë jashtë detyrës si trajner që prej largimit të tij të dytë nga Real Madridi në vitin 2021.
54-vjeçari, i konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e Francës, do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë në drejtimin e kombëtares deri në Kupën e Botës 2030.
Pas emërimit, ai tha se ishte krenar të drejtonte kombëtaren franceze pas përfundimit të saj në vendin e katërt në Kupën e Botës.
“E kam thënë shpesh: nuk ka asgjë më të madhe se kombëtarja franceze. Prandaj është një gëzim dhe, padyshim, një krenari e madhe të bëhem trajner i kësaj kombëtareje,” shtoi ai.
“Është gjithashtu një përgjegjësi. Dua të falënderoj presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, komitetin ekzekutiv dhe Federatën Franceze të Futbollit për besimin e tyre, si dhe të vlerësoj 14 vitet e punës së Didierit dhe stafit të tij. Sot kam gjithashtu një mendim të veçantë për të gjithë trajnerët e mi. Pa dyshim, kam ambicie të mëdha për kombëtaren francize”, vijoi më tej ai.
Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 15:10 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes