​OKB-ja parashikon konferencë në ndihmë të Afganistanit

4 Shtator 2021 | 21:30

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë më 13 shtator në Gjenevë një konferencë për të ndihmuar Afganistanin.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë njoftoi se në Gjenevë do të mbahet një konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë me qëllimin për të plotësuar fondin e nevojshëm për vazhdimin e ndihmave humanitare jetësore në Afganistan.

Dujarric theksoi se edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të udhëtojë drejt Gjenevës për të marrë pjesë në këtë konferencë.

OKB-ja ka nevojë për një fond prej 1,3 miliardë dollarë për të vazhduar ndihmat humanitare në Afganistan, por që deri më tani janë plotësuar vetëm 39 për qind e këtij fondi.

Ndërkohë thuhet se OKB-ja ka paralajmëruar se në Afganistan mund të përjetohet rreziku i katastrofës humanitare dhe se 38 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Zyrtarët e OKB-së theksojnë se një në çdo 3 qytetarë të Afganistanit nuk e dinë se nga do të vijë vakti i ushqimit të ardhshëm.

Sipas kësaj, rreth gjysma e fëmijëve afganë nën 5 vjeç parashikohet se mund të përballen me ushqyerje të pamjaftueshme serioze brenda 12 muajve të ardhshëm.

Talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul, pas procesit që filloi këtë vit me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistanit në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur mes SHBA-së dhe talebanëve dhe gjithashtu talebanët morën nën kontroll qytetin pa konflikte pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.

SHBA-ja më 31 gusht përfundoi procesin e tërheqjes nga Afganistani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026