Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

3 Qershor 2026 | 22:28

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata gjithashtu kanë bllokuar rrugën ndërsa kanë bërë thirrje që të mos hapin qarkullimin.

Ka patur edhe qytetarë të cilët nuk ishin pjesë e protestës por kanë zbritur nga makina dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre. Pas pak çastesh protestuesit janë drejtuar drejt “Tajvanit” dhe zonës së “Bllokut” teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen nga kafet dhe t’u bashkohen në protestën e tyre kundër ndërtimit në Zvërnec.

Protesta e sotme ishte e katërta që nga e diela kur nisën marshimet. Fillimisht protesta e sotme nisi me përplasje me policinë. Situata u përshkallëzua kur protestuesit u hasën me kordonin e policisë, të vendosur në kuadër të masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Disa protestues çanë kordonin policor, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për të stabilizuar situatën. Pas disa momentesh tensionesh, gjithçka u neutralizua dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Ata vijuan protestën për disa orë teksa bënë thirrje kundër ndërtimit. Ata mbanin në duar pankarta dhe flamuj të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët

“Diploma që mbani sot në duar nuk është thjesht një letër, por një dëshmi me përmbajtje të thellë shoqërore”. Ky ishte mesazhi i Kryepiskopit të...
13:00 | 09/07/2026

Flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre vajzat në Fier: E kam strehuar te të afërmit, shteti heshti për një muaj

Familjarët e 17-vjeçares nga Fieri, e cila dyshohet se u dhunua nga tre bashkëmoshatare brenda një banese, kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen...
12:47 | 09/07/2026

GJKKO pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrajt dhe të pandehurve të tjerë, pranohet kërkesa e SPAK

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, dhe...
12:28 | 09/07/2026