​Rikthehen kufizimet në Australi për shkak të variantit “Delta” të COVID-19

26 Qershor 2021 | 21:06

Australia po ndërmerr masa ekstreme për t’u përballur me variantin “Delta” të coronavirusit. I gjithë qyteti i Sidneit dhe rrethinat e tij janë kufizuar për dy javë për shkak të progresit të variantit të ri të virusit vdekjeprurës.

Pas dekretimit të premten të kufizimit te katër rrethinat e qendrës së Sidneit, autoritetet vendosën sot të zgjerojnë, për dy javë, masat në të gjithë metropolin, më i madhi në Australi me më shumë se pesë milionë banorë.

Në vend, i cili deri më tani ka përmbajtur mjaft mirë përhapjen e COVID-19, më shumë se 80 persona kanë rezultuar pozitivë këtë javë, të gjithë të lidhur me një shofer që drejtonte ekuipazhet e kompanive ajrore nga aeroporti i Sidneit deri në hotelet e karantinës.

Varianti “Delta” i coronavirusit rezulton se është 60% më i transmetueshëm se paraardhësi i tij.

Ai u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2020-s, në shtetin indian të Maharashtras, dhe nuk dukej aq shqetësues.

Por kur u përhap në New Delhi disa muaj më vonë, ndikimi i tij ishte shkatërrues, me gati 30 mijë raste të raportuara çdo ditë deri në fund të prillit.

Nga New Delhi, varianti është përhapur shpejt dhe tani duket se do të përfshijë globin në atë që mund të shndërrohet në një valë të re shkatërruese.

Në Mbretërinë e Bashkuar, variant Delta tashmë përbën më shumë se 90% të të gjitha infektimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026