1.500 kamionë të bllokuar në Angli, nuk lejohen të kalojnë për shkak të kufizimeve anti-COVID
Mbi 1.500 kamionë kanë mbetur të bllokuar në Angli, paralelisht me frikën se Britania mund të përballet me një mungesë të rezervave ushqimore nëse kufizimet e udhëtimit të vendosura kundër coronavirusit nuk hiqen.
Rreth 10 mijë kamionë kalojnë çdo ditë përmes qytetit-port të Doverit, duke përbërë 20% të tregtisë së mallrave të vendit. Tani, shitësit janë të shqetësuar nga fakti se zgjidhja e problemit mungon.
“Po ta kisha ditur që të shtunën, nuk do të isha larguar nga shtëpia. U nisa ditën e diel. Por po ta kisha ditur nuk do ta kisha bërë”, u shpreh Dieter Gentges, shofer kamioni nga Gjermania.
Zemërimi dhe lodhja janë të dukshme ngado.
“Ndihem shumë keq. Jam i lodhur, i zhgënjyer dhe nuk kam fjalë për këtë që po ndodh. Është e pashpjegueshme. Unë dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe askush nuk mund të na thotë se çfarë duhet të bëjmë për këtë”, tha mw tej Catana Florian, shofer kamioni nga Rumania.
Andrew Opie, drejtor për ushqimin dhe qëndrueshmërinë në Konsorciumin Britanik të Shitjeve, paralajmëroi për rrezikun e rezervave ushqimore pas Krishtlindjes, nëse kufijtë nuk kthehen në normalitet nga e mërkura.
Lexoni gjithashtu:
Bota izolon Britaninë, qetëson OBSH: Lloji i ri i virusit pjesë normale e evolucionit të pandemisë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta