1 milion dollarë për lirimin me kusht të ish-oficerit të policisë që vrau George Floyd
Afroamerikani Geroge Floyd, vdekja e të cilit nxiti një lëvizje botërore kundër racizmit dhe dhunës policore, do të varroset në vendlindjen e tij në Hjuston të martën.
Funerali i tij do të jetë privat, megjithatë rreth 6,000 persona morën pjesë në ceremoninë e tij mortore të hënën.
46-vjeçari vdiq më 25 maj në Mineapolis, Minesota, pasi një polic i vuri prangat dhe e shtriu në tokë, duke i vendosur gjurin e tij në qafë për rreth nëntë minuta.
Video nga arrestimi i tij, nga ku Floyd dëgjohet të thotë se nuk mund të marrë frymë, ka shkaktuar shumë zemërim në SHBA dhe në të gjithë botën, ku dhjetëra mijëra persona kanë braktisur rregullat e distancimit social për të protestuar vdekjen e tij.
Funerali do të mbahet një ditë pasi Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë, i akuzuar për vrasjen e George Floyd, doli për herë të parë përpara gjykatës.
Garancia për lirimin me kusht të ish-oficerit Chauvin
Garancia për ish-oficerin Chauvin është vendosur të jetë 900.000 euro për lirimin me kusht dhe 1.1 milion euro për lirimin pa kusht.
Ish-oficeri 44-vjeçar i policisë nuk tha shumë gjatë dëgjesës së tij 11 minutëshe përpara gjyqtarit Jeannice M. Reding, zhvilluar me anë të televizorit me qark të mbyllur nga burgu i sigurisë së lartë në Oak Park.
Ndërsa qëndronte i ulur në një tavolinë dhe u përgjigjej pyetjeve rutinë “po” ose “jo” ai mbante veshur një maskë dhe pranga.
Avokati i Chauvin, Eric Nelson, nuk e kundërshtoi lirimin me kusht dhe nuk foli mbi përmbajtjen e akuzave, të cilat përfshinin vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.
Ndërkaq Nelson nuk pranoi ta komentonte seancën gjyqësore për asnjë gazetar.
Seanca tjetër e ish-oficerit është vendosur të jetë më 29 qershor.
Tre ish-oficerë të tjerë policie, Thomas Lane, J. Kueng dhe Tou Thao janë akuzuar për të njëjtën çështje, për ndihmë dhe nxitje të vrasjes së shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.
Avokatët e Lane dhe Kueng e bënë të qartë gjatë seancës gjyqësore të enjten se mbrojtja e tyre kryesore do të bazohet në një element kyç: Klientët e tyre u munduan të ndërhynin për të ndihmuar Floydin, por nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të ndiqnin urdhrat e Chauvin, oficerit më të lartë.
Dënimet e tyre varen nga dënimi i Chauvin. Nëse ai dënohet për vrasje të shkallës së tretë, ata do të marrin të njëjtin dënim me maksimunim e 40-viteve heqje lirie.
Mijëra persona marrin pjesë në ceremoninë mortore të George Floyd në Hjuston
Shansi i fundit për t’i thënë lamtumirë George Floydit tërhoqi në Hjuston mijëra qytetarë. Vëllai i tij thotë se nuk do të ndalojnë deri të vendoset drejtësia.
“Më dhemb”, tha ai, jashtë kishës ku po mbahej ceremonia.
Qytetarët pritën me orë të tëra për t’i thënë lamtumirën Floydit dhe disa prej tyre kënduan këngën “Lean on Me”.
Funerali pritet të mbahet në orën 11:00 të martën. Përreth kësaj ore, shumë qytete në Francë do të marshojnë në shenjë solidariteti për vdekjen e tij.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta