“1 sms i Ramës vlen sa 100 VKM”, Soko: Qeveria s’mund të mbush buxhetin me gjoba

30 Tetor 2022 | 21:20

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, teksa është diskutuar paketa fiskale theksoi se qeveria nuk mund të mbush buxhetin me gjoba.

I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Soko theksoi se qeveria është selektive në vendosjen e gjobave, ndërsa shtoi se nuk ka vullnet për të luftuar evazionin fiskal.

“Qeveria nuk mund të mbush buxhetin me gjoba. Problemi që shoh me gjobat është selektiviteti. Kjo situatë kur ka mungesë vullneti dhe rritje të gjobës, për çfarë shkon? Normalisht për zgjedhjet elektorale dhe për korrupsion. Sa më e lartë të jetë gjoba aq më i lartë është korrupsioni. Vrimat e sistemit tonë janë me dashje. Këtu çdo gjë ndryshon kur vullneti ndryshon. Nuk është çështje skenarësh por vullneti”- u shpreh Soko.

Sipas tij ndonjëherë një mesazh nga kryeministri vlen më shumë se 100 VKM në vendin tonë, ndërsa deklaroi se nëse ka vullnet evazioni fiskal luftohet.

“Nëse ka vullnet luftohet evazioni fiskal. Ndonjëherë sms janë më të vlefshme se VKM-të. Një sms e Ramës që të thoshte stop evazionit fiskal sot do të ishte sa 100 VKM të tjera”- nëvizoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026