10 kompanitë që përfituan më shumë nga fondet publike gjatë vitit 2020 në Shqipëri
Dhjetë kompanitë që përfituan më shumë nga fondet publike gjatë vitit 2020 në Shqipëri lëvruan prej Thesarit të shtetit një total prej 178 milionë eurosh.
Sipas të dhënave nga “Open Data”, 7 prej bizneseve më të paguara me fonde publike operojnë në fushën e ndërtimit, ndërsa lista kryesohet nga “TAP-AG Albania”, firma që ndoqi punimet e gazsjellësit Trans-Adriatik.
Kjo e fundit mori 39.6 mln euro, për rimbursim të TVSH-së mbi mallra dhe shërbime.
Në vendin e dytë listohet, kompania e ndërtimit “G.P.G” me 22.8 milionë euro, për koncesione në sektorin hidrik dhe tendera për ndërtimin e shesheve të qyteteve si pjesë e së ashtuquajturës “Rilindjes Urbane” – projekti i qeverisë për rikonrtruktimin e qendrave të qyteteve.
Ndërkaq, firma ndërtuese e rrugës së Arbrit, “Gjoka 87” kalon në vend të tretë me 6 transaksione me vlerë 20.7 mln euro, ndjekur nga shoqëria “Kastrati” që operon në fushën e karburanteve dhe “Fusha Shpk”, e cila në pasaportën e saj ka një listë të gjatë kontratash publike, si ndërtimin e sheshit Skënderbej, rikonstruksionin e Piramidës apo Lungomaren në Vlorë.
Edhe firma “Salillari” ka përftuar 13,7 milionë euro, kryesisht për ndërtim të veprave rrugore, përfshi edhe punimet në dy lote të Unazës së madhe.
“Alb-Star” dhe “Gjikuria” kanë përfituar secila mbi 13 milionë euro. Kompania “Alb-Star” njihet për ndërtimin e stadiumit “Air Albania”, ndërsa “Gjikuria” për tenderë të fituar në ndërtimin e rrugëve.
Listën e 10 bizneseve më të paguar e mbyll kompania turke, “Ayen-AS Energy”, me 12 mln, që ka lidhur kontratë koncesionare për HEC-e, dhe “AGBES Construction”, një shoqëri kontraktore në fushën e investimeve, e cila përfitoi nga Thesari 11.8 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta