10 funeralet më të mëdha në histori
Këto janë 10 funeralet më madhështore të regjistruara në histori.
Princesha Diana
25 vjet më parë, më 6 shtator 1997, një arkivol bëri xhiron e Londrës, në anën e pasme të një karroce armësh.
Brenda arkivolit ishte trupi i Dianës, Princeshës së Uellsit, e cila kishte vdekur në një aksident automobilistik 7 ditë më parë.
Funerali ndoqi një protokoll të rreptë mbretëror, por askush nuk e kishte parashikuar madhësinë e turmave që do të mbushnin rrugët e Londrës në respekt të princeshës fatkeqe.

Vlerësohet se mbi 1 milion njerëz dolën për të parë procesionin.
Ngjarja u transmetua në televizione anembanë globit për një audiencë prej mbi 2.5 miliardë njerëzish duke e bërë atë një nga ngjarjet më të ndjekura në histori.
Duka i Uellingtonit

Shumë historianë e gjurmojnë këtë traditë të procesioneve të gjata funerale kur një udhëheqës ndërron jetë, në Epokën Viktoriane dhe me vdekjen e Dukës së Uellingtonit në vitin 1852.
Duka kish lënë në testamentin e tij se pas vdekjes, trupi duhet të lihej “në dispozicion të Sovranit të tij”.
Kështu, pas vdekjes së tij, Mbretëresha Viktoria deklaroi se funerali i tij duhet të ishte një ngjarje e paprecedentë që i përshtatej si madhështisë së karrierës ushtarake të Dukës edhe Perandorisë Britanike.
Funerali kërkoi plot 2 muaj për t’u përgatitur, gjatë të cilit trupi i Dukës u balsamos dhe udhëtoi përgjatë rrugëve dhe rrethinave të Londrës.
Në ditën e funeralit, 12 kuaj të zinj tërhoqën një karrocë të madhe prej bronzi të zbukuruar me shtiza, kreshta helmeta dhe topa, nëpër rrugët e Londrës.
10 000 marshues ndoqën pas dhe të pranishmit numëronin më shumë se 1.5 milionë njerëz, shumë të sjellë atje nga linjat e reja hekurudhore që lidhnin tashmë qytetet kryesore britanike.
Abraham Lincoln

Kjo traditë bëri jehonë edhe përtej Atlantikut, ku pas vdekjes së Presidentit Abraham Lincoln në 1865, trupi i tij u transportua me tren nga Uashingtoni në Illinois.
Ky udhëtim 2-javor u kthye në një traditë funerale de facto dhe u raportua se mbi 7 milionë njerëz u ndalën për të ofruar nderimet e tyre.
Treni udhëtoi nëpër 180 qytete dhe 7 shtete për të përshkuar plot 2.735 km.
Victor Hugo

Por udhëheqësit shtetëror nuk janë të vetmit që janë nderuar me një funeral masiv.
Kur romancieri francez Victor Hugo vdiq në vitin 1885, mbi 2 milionë njerëz vëzhguan procesionin e varrimit nga Harku i Triumfit deri në Panteon.
Shumë historianë e konsiderojnë këtë moment, si funeralin e parë masiv të organizuar nga shteti për një njeri të famshëm.
Megjithëse autori i Les Misérables dhe Kurrizos së Notre-Damit kishte kërkuar të varrosej në arkivolin e një të varfëri, gjithçka rreth funeralit të tij ishte madhështore.
Harku i Triumfit ku ishte vendosur arkivoli ishte i mbuluar me leckë të zezë dhe i rrethuar nga ushtarë mbi kal që mbanin pishtarë. Gjatë procesionit, arkivolit i paraprinin 11 karroca me lule.
Chicago Tribune e quajti atë, “një nga funeralet më të shquar në historinë e botës”, megjithëse filozofi Friedrich Nietzsche e kritikoi atë si “një orgji pa shije dhe një vetë-admirim të tepruar”.
C.N Annadurai

Megjithatë, turma më e madhe funerale e regjistruar ndonjëherë ishte për një njeri pak të njohur jashtë vendit të tij.
Para vdekjes së tij në vitin 1969, C.N Annadurai ishte Kryeministër i Tamil Nadu, një krahinë në Indinë jugore.
Një aktor, shkrimtar dhe ithtar i kulturës Tamile – ai luftoi kundër imponimit të gjuhës hindi si gjuhë zyrtare e Indisë. Ai vdiq ndërsa ishte ende në detyrë dhe vlerësohet se më shumë se 15 milionë njerëz dolën në rrugë për të parë trupin tij.
Jozef Stalin

Më 6 mars 1953, arkivoli me trupin e Stalinit u ekspozua në Sallën e Kolonave në Shtëpinë e Sindikatave, duke qëndruar atje për 3 ditë.
Më 9 mars, trupi u dorëzua në Sheshin e Kuq përpara se të varrosej në Mauzoleumin e Leninit (ku do të qëndronte deri në vitin 1961).
Fjalime u mbajtën nga Hrushovi, Malenkovi, Molotovi dhe Beria e së bashku me përshëndetjet u qëllua 21 herë me armë.
Përkujtime të ngjashme u mbajtën edhe në vende të tjera të Bllokut Lindor, përfshirë Kinën, Mongolinë dhe Korenë e Veriut.
Në përpjekjet e publikut për të nderuar Stalinin, një numër i madh njerëzish thuhet se u shtypën dhe u shkelën për vdekje. Hrushovi më vonë dha një vlerësim se 109 njerëz vdiqën në turmë, megjithëse numri real i vdekjeve mund të ketë qenë në mijëra.
Xhon Lenon

Kur John Lennon u vra, një nga zërat më të mëdhenj në botë u shua përgjithmonë.
Ndërsa lajmi i vdekjes së tij po përhapej, vigjiljet u shfaqën në qytete anembanë globit. Në qytetin e tij të lindjes, Liverpul, vlerësohet se 30,000 vetë morën pjesë në një meshë në nder të tij.
Po kështu, në qytetin e Nju Jorkut, më shumë se 50,000 vetë u mblodhën në Parkun Qendror për të bërë nderimet e tyre.
Ajo që e bëri vdekjen e tij kaq të paharrueshme ishte mesha e gjatë 10-minutëshe në heshtje që u mbajt për ta nderuar atë më 14 dhjetor 1980. Fansa në mbarë botën morën pjesë dhe stacionet radiofonike ndaluan transmetimet e tyre për t’ju bashkuar nderimeve.
Michael Jackson

12 ditë pas vdekjes së Michael Jackson, një shërbim përkujtimor publik u mbajt në Qendrën Staples në Los Anxheles. Është vlerësuar se rreth 1 milion fansa u përpoqën të vinin në ngjarje, kështu që zyrtarët e qytetit u kërkuan atyre që nuk kishin biletë të qëndronin në shtëpi.
Për shkak të volumit të madh, rrugët u mbyllën dhe 3.000 oficerë ishin në detyrë për të ruajtur rendin. Funerali përfundoi duke i kushtuar qytetit plot $1.4 milionë dollarë.
Papa Gjon Pali II

Për 27 vjet, Papa Gjon Pali i II-të ishte udhëheqësi i Kishës Katolike. Ai ishte i dashur nga njerëzit në mbarë botën. Në funeralin e tij morën pjesë liderë botërorë, të famshëm dhe udhëheqës fetarë nga 14 besime të ndryshme.
Shërbimi funeral kushtoi $12 milionë dollarë dhe aty morën pjesë 4 mbretër, 5 mbretëresha dhe 70 presidentë e kryeministra.
Elvis Presley

Elvis ishte mbreti i rock and roll-it dhe funerali i tij e pasqyroi këtë. Dikush mund të thotë se ai kishte një shërbim të përshtatshëm për një mbret dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse ishte një shërbim funerali kaq i paharrueshëm.
Pas publikimit të lajmit, mijëra fansa u mblodhën në Graceland për të bërë nderimet e tyre. Për të përballuar volumin e njerëzve, Presidenti Carter thirri 300 trupa nga Garda Kombëtare për të ndihmuar në ruajtjen e rendit.
Trupi i Elvisit u varros pranë nënës së tij, ndërsa mijëra vajtues ishin të pranishëm në procesion.
LEXONI GJITHASHTU:
- 5 histori të famshme që na i kanë mësuar gabim
- 10 raste kur Princeshë Diana theu rregullat mbretërore
- Çfarë ndodh menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II?
Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës