10 vjet nga fundi i luftës së ETA-s, Spanja thirrje baskëve të distancohen nga krimet
10 vjet nga fundi i ETA-s, qeveria spanjolle u ka kërkuar baskëve që mbështesin pavarësinë të dënojnë grupin terrorist. Një dekadë pasi grupi njoftoi uljen e armëve, zëdhënësja e qeverisë së Pedro Sanchez u shpreh se kërkesa për falje për viktimat, e bërë nga EH Bildu, një parti e konsideruar si krahu politik i organizatës, është e pamjaftueshme.
“Ne vlerësojmë se kjo është e pamjaftueshme, se përveç se të kërkojnë falje ata duhet të lëvizin nga fjalët tek faktet. Për shembull, ata duhet të dënojnë rastet kur bëhen homazhe në nder të anëtarëve të dënuar të ETA-s, ose kur kërkohet lirimi i tyre nga burgu. Në vetvete kërkesa për falje është pozitive, por ata duhet të shkojnë më tej. Përveç faljes për dhimbjen e shkaktuar, ata nuk duhet të marrin pjesë në këto demonstrata, në takime ku viktimizohen ata që përjetuan dhunën dhe i kujtojnë shoqërisë spanjolle sërish ato momente”, tha Isabel Rodriguez, zëdhënëse e qeverisë spanjolle.
Fundi i aktiviteteve të ETA-s ndodhi gjatë qeverisjes së socialistit Jose Luis Rodriguez Zapatero, që u përball me kundërshtimin e vazhdueshëm të opozitës së djathtë, e përfaqësuar nga Partia Popullore.
Sot, në rrugët e lokalitetit San Sebastian, pavarësisht kontradiktave dhe vonesave, ka një ndjesi lehtësimi.
“Kur gjithçka mbaroi ishte sikur të merrnim frymë lirisht. E di, nëse e vendos veten në vendin e njerëzve që vdiqën, apo familjarëve të tyre, kjo mund të mos mjaftojë, por nga mënyra si shkuan gjërat mua më duket se ata kanë bërë një hap përpara”, shprehet njw qytetare.
“Unë ndjeva një gëzim të madh. Është diçka që e kam pritur prej kohësh, është e vonuar, por e mirëpritur”, deklaron një grua.
ETA u shfaq nga fundi i viteve 1950, gjatë diktaturës së gjeneralit Francisco Franco. Në më shumë se gjysmë shekulli, ETA vrau 858 persona, sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, sulmoi institucione publike dhe private, si dhe rrëmbeu e zhvati para nga një seri biznesmenësh. Në 2011-n, numri i vrasjeve të pazbardhura të ETA-s ishte 377.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta