100 dollarë për të vaksinuarit, Joe Biden thirrje guvernatorëve të SHBA

30 Korrik 2021 | 11:20

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrjeve guvernatorëve të Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë 100 dollarë për ata që vaksinohen. Kjo vjen si nxitje për qytetarët ndërkohë që vendi po përballet me variantin Delta.

Biden lëshoi një kërkesë strikte për rreth dy milion punonjës federalë, që fuqia punëtore më e madhe e vendit të vaksinohet ose të tregojë një dëshmi vaksinimi dhe të mbajë maskë.

Presidenti i SHBA-së e bëri deklaratën nga Shtëpia e Bardhë dhe sqaroi se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit Delta. Sipas tij, situata është përkeqësuar nga të pavaksinuarit dhe theksoi se “të gjithë përfitojmë nëse mund të vaksinohen më shumë njerëz”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026