100 euro ndihmë, plani i qeverisë franceze për të ndihmuar qytetarët
Në kohën kur liderët e BE ende nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të përballuar krizën energjetike, Franca duket se është gati të ndihmojë shtetasit e saj.
Qeveria franceze bën me dije se do të paguajë me 100 euro çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2.000 euro ose më pak, masë kjo për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
E ashtuquajtur “Leja e inflacionit” do të shkojë automatikisht për rreth 38 milionë francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë një makinë apo një motor. Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pagesën e tyre në fillim të vitit 2022. Por, sipas disa qytetarëve është e pamjaftueshme pasi vetëm një herë nuk zgjidhet asgjë.
“Nuk është e besueshme. Nëse dikush harxhon 70 euro karburant çdo muaj, një pagesë prej 100 euro, mendoj se është e kotë. Unë mendoj se nuk mjafton. Është turp sepse ajo që duhet të bëjnë është të gjejnë një zgjidhje reale dhe jo vetëm të japin ndihmë vetëm njëherë”, u shpreh një qytetare në Francë.
Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.
Presidenti Emmanuel Macron është gjashtë muaj larg zgjedhjeve presidenciale dhe rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta