100 milionë doza shtesë, BE ka rënë dakord për shtimin e numrit të vaksinave Pfizer dhe BioNTech
Bashkimi Evropian do të blejë 100 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, duke e çuar totalin nga dy firmat në 300 milionë doza. Lajmin e konfirmoi të martën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne vendosëm të merrnim edhe 100 milion doza shtesë të vaksinës BioNTech / Pfizer, e cila tashmë po përdoret për të vaksinuar njerëzit në të gjithë Bashkimin Europian. Prandaj do të kemi 300 milionë doza të kësaj vaksine, e cila u vlerësua si e sigurt dhe efektive”, shtoi znj. Von der Leyen.
Plani vjen pasi disa nga kandidatët e vaksinave të porositura nga BE u përballën me vonesa të papritura në provat klinike, duke detyruar bllokun dhe kombet e tjera të mbështeten në vaksina kundër covid-19, nga më pak prodhues sesa ishte planifikuar fillimisht.
100 milionë doza shtesë do të furnizohen me të njëjtin çmim, por për kohën e dorëzimit është ende duke u negociuar, thanë zyrtarët e BE.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta