‘100 milionë vaksina në 100 ditë’, premtimi i presidentit Joe Biden për amerikanët

9 Dhjetor 2020 | 07:14

Presideni i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur si objektiv të tij në 100 ditët e para të qeverisjes të bëjë të mundur shpërndarjen e 100 milionë vaksinave anti-COVID.

Ai tha se muajt e tij të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë nuk do t’i jepnin fund pandemisë, por theksoi se do të ndryshonte kursin e Covid-19.

Duke prezantuar ekipin shëndetësor Biden u bëri thirrje amerikanëve që në 100 ditët e para si president të gjithë të mbajnë maska.

Një ditë më parë edhe SHBA i hapi rrugën miratimit të vaksinës Pfizer Biontech, e cila ka nisur të përdoret në Britani të Madhe.

Lexoni gjithashtu:

SHBA aprovojnë vaksinën, Agjencia për Ushqimin dhe Medikamentet: “Pfizer” përmbush kriteret

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026