100 shtete i bashkohen nismës për reduktim emetimeve të metanit

2 Nëntor 2021 | 17:42

Rreth 100 shtete kanë rënë dakord për të reduktuar emetimet e metanit, në kuadër të përpjekjeve për të frenuar ngrohjen globale.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden, përpara delegatëve në konferencën e Glasgout për klimën, COP-26.

Shifra në fjalë është shumë më e lartë nga ajo paraprake që ishte në fillim të shtatorit, prej 9 vendesh.

“Së bashku jemi angazhuar që të reduktojmë përdorimin e metanit me 30% brenda 2030-s dhe mendoj se mund të shkojmë përtej këtij objektivi. Ne e njoftuam këtë nismë në Asamblenë e Përgjithshme në shtator. Atëherë ishin vetëm 9 vende që kishin nënshkruar, ndërsa sot, shifra po i afrohet kuotës së 100 vendeve”, tha presidenti Biden.

Metani është shkaku i dytë kryesor i ndryshimeve të klimës pas dioksidit të karbonit. Potenciali i tij i lartë i kapjes së nxehtësisë dhe jetëgjatësia relativisht e shkurtër në atmosferë do të thotë se ulja e emetimeve të tij mund të ketë një ndikim të madh në trajektoren e klimës në botë.

Biden publikoi gjithashtu planin për të shkurtuar emetimet e gazrave serrë që vijnë nga nafta dhe gazi në kuadër të një strategjie më të gjerë për të ndalur ndryshimet e klimës, duke marrë në këmbim një mbështetje të moderuar nga grupet ambientaliste dhe nga vetë përdoruesit.

Shtetet e Bashkuara, çliruesi i dytë më i madh i gazit serrë në botë, po përpiqet të marrë frenat e lidershipit në arenën ndërkombëtare duke treguar shembuj të prekshëm të tkurrjes së emetimeve të brendshme.

Biden ka vendosur objektivin që të shkurtojë emetimet në fjalë me mbi 50 për qind brenda 2030-s, por po lufton të kalojë një ligj për klimën në një Kongres thellësisht të përçarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026