Jeta e vështirë e emigrantëve të bllokuar në kufirin serbo-hungarez, jetojnë në tenda e kasolle

7 Tetor 2021 | 19:26

Ata lajnë gjithçka në një kanal, hanë drithëra dhe mollë, djegin plastikë për t’u ngrohur dhe çdo mbrëmje vrapojnë drejt gardhit kufitar me shkallë në duar në përpjekje për të kaluar. Kështu jetojnë emigrantët pak qindra metra larg kufirit serbo-hungarez.

Rreth 100 persona nga vende të ndryshme të Afrikës dhe Azisë janë grumbulluar së bashku në një fermë. Ata jetojnë në tenda dhe kasolle druri dhe godina të rrënuara, por janë gjithmonë të kujdesshëm për pastërtinë.

Një prej tyre është një djalë me kapuç që punonte si polic gjatë presidencës së Ashraf Ganit në Afganistan. Kur talebanët pushtuan provincën e tij, ai mori mesazhin: largohu ose të vramë!. Ai e fsheh fytyrën sepse druhet se rebelët mund të vrasin familjen e tij.

Të gjitha këto i tregon Mandi, një shtetas indian që përkthen për emigrantët. Ai fletët anglisht, pashtun dhe hindu. Ai u largua nga shtëpia 5 vjet më parë.

 “Qeveria indiane vrau shumë fermerë, ndoshta 700 persona”, tregon Mandi, emigrant nga India.

Disa nga refugjatët janë fëmijë. Hassan është 11 vjeç. Ai la Sirinë 6 muaj më parë bashkë me xhaxhain, pasi humbi të dy prindërit. Tani, kjo mace është shoqja e tij më e mirë.

Rafiola u diplomua si inxhinier elektrik në Universitetin e Kabulit, por pasi dështoi të gjente punë u nis drejt Evropës. Pjesa më e vështirë e rrugës ishte kalimi i detit për në Greqi.

“Deti ishte i rrezikshëm, sepse varka jonë u përmbys dhe rreth 47 persona ranë në ujë”, shprehet emigranti nga Afganistani.

Kostoja e udhëtimit ishte 2 mijë euro, por sërish Rafiola nuk u mban inat trafikantëve. Këtu në Horgos, situata është shumë më keq se atje. Kufiri hungarez duket shumë i vështirë për t’u kaluar.

Në vitet e fundit, këtu në kamp, pranë kufirit hungarez, janë instaluar elektriciteti dhe uji i pijshëm. Kjo është një ndihmë e madhe për ata që kalojnë këtu javë të tëra, ose muaj. Të gjithë ata pranojnë se kufiri hungarez është ndër më të vështirët për t’u kaluar, por policia nuk dëmton ata që nuk bëjnë rezistencë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026