11 gra të zhveshura pozojnë në një ballkon në Dubai, rusë dhe ukrainas dëbohen nga vendi
Njëmbëdhjetë gra ukrainase, që morën pjesë në një set fotografik nudo, në një ballkon të një ndërtese shumëkatëshe në Dubai do të dëbohen, së bashku me fotografin rus, thanë autoritetet e vendit të martën.
Pasi videot dhe fotot e grave u përhapën shumë në Emiratet e Bashkuara Arabe, autoritetet e Dubait kanë akuzuar 12 persona për shthurje publike dhe pornografi.
Prokurori i Përgjithshëm i Dubait, Essam Issa al- Humaidan njoftoi se ata që qëndrojnë pas setit të fotografive do të dërgohen për në vendet e tyre, ndërkaq Policia e Dubait ka refuzuar të identifikojë të arrestuarit.
Autoritetet ukrainase dhe ruse, konfirmuan arrestimin e shtetasve të tyre të martën por kombësitë e të arrestuarve të tjerë nuk janë zbuluar ende.
Është shumë e pazakontë që personat e përfshirë në një ngjarje të tillë në Dubai të dëbohen para se të përballen me gjyqin dhe të vuajnë dënimin me burg.
Dubai ka ligje të rrepta bazuar në ligjin Sheriat ose ligjin Islam, duke përfshirë këtu dhe mirësjelljen publike. Një numër i konsiderueshëm të huajsh janë dëbuar në të kaluarën prej shkeljeve të tyre.
“Prokurori publik urdhëroi dëbimin e të akuzuarve për sjelljen e tyre në kundërshtim me moralin publik,” – tha al-Humaidan.
Dubai është një destinacion kryesor për influencuesit dhe modelet e Instagramit, të cilët mbushin burimet e mediave sociale me foto nga hotelet luksoze të Emirateve bregdetare dhe ishujt artificial.
Marka e qytetit si një destinacion i shkëlqyer turistik, ndonjëherë ka provokuar polemikë dhe është përplasur me rregullat e rrepta që kujdesen për sjelljen dhe mënyrën e të shprehurit publik.
Skandali erdhi pak ditë para Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit mysliman, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjendet në Doha afër Katarit, për një vizitë zyrtare shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘AstraZeneca’ dhe tromboza, EMA e pranon: Ekziston lidhja mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut
- Gjendja shëndetësore e Navalny, autoritetet ruse arrestojnë mjeken e opozitarit rus
- Greqia shtyn masat kufizuese, infektimet dhe vdekjet mbeten të larta
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta