113-të vjetori i lindjes së piktores meksikane, Frida Kahlo

6 Korrik 2020 | 18:12

6 korriku shënon përvjetorin e 113-të të ditëlindjes së piktores meksikane Frida Kahlo. Ajo ishte një artiste që eksploronte psikikën femërore me një guxim dhe imagjinatë që i kalonte kufijtë e kohës, dhe jo vetëm. Frida Kahlo më së shumti pikturonte autoportrete dhe krijimtaria e saj frymëzohej nga kultura meksikane.

[
cite_header=Ata thonin se isha surealiste, por unë nuk isha. Asnjëherë nuk kam pikturuar ëndrra. Unë pikturoja realitetin tim.
cite_author=Frida Kahlo
cite_description=Artiste
]

Pas vdekjes së saj më 1956, vetëm 47 vjeç, punimet e saj vazhduan të ishin të panjohura për publikun deri më 1970, kur historianë dhe aktivistë politikë e rizbuluan atë. Sot, Frida Kahlo është një ndër figurat kryesore të artit të shekullit të 20-të.

1 GBnHLToNPW9clxNHZ5t2XQ

Pikturat e saj trajtonin tema si identitetin, trupin njerëzor dhe vdekjen. Ajo gjithashtu njihet për marrëdhënien e saj me artistin e njohur Diego Rivera.

Në vitin 1925, Kahlo u përfshi në një aksident me autobus. Pasojat ishin aq të rënda sa iu deshën të kalonte më shumë se 30 operacione. Gjatë rimëkëmbjes, ajo mësoi të pikturonte dhe lexonte shpesh artin e Mjeshtërve të Vjetër. Megjthëse pikturat e saj dhe autoportretet veçanërisht janë mjaft abstrakte, modelimi i butë i fytyrës tregon interesimin e saj për realizmin.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026