12 viktima dhe dhjetëra të humbur nga përmbytjet në Francë dhe Itali

5 Tetor 2020 | 17:20

Përmbytjet në Itali dhe Francë i kanë marrë jetën 12 personave ndërsa të paktën 20 persona janë shpallur të humbur.

Trupi i një gruaje u gjet në Detin Mesdhe nga ekipet e shpëtimit të Italisë, ndërsa të dielën trupat e pesë burrave u gjetën në kufirin e provincës Imperia.

Një ditë më herët, ekipet e shpëtim kërkimit zbuluan trupin e pajetë të një qytetari që kishte mbetur i bllokuar në makinën e tij të cilën e kishte marrë rrjedha në zonën e Alpeve Maritime.

Disa shtëpi dhe një urë e kësaj zone janë shkatërruar plotësisht.

Autoritetet franceze arritën të lokalizojnë 20 persona, 8 prej të cilëve në zonën e Alpeve Maritime, të cilët u shpëtuan nga rrjedha e fuqishme.

Rreth 1 mijë zjarrfikës dhe ushtria janë mobilizuar në zonën juglindore të Francës për të ndihmuar banorët. 

Guvernatorët e Ligurias dhe Pjemontes i kanë bërë thirrje qeverisë italiane për ndihma emergjente.

Përmbytjet në Itali janë kthyer shpesh në raste të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së mirëmbajtjes në pastrimin e lumenjve dhe kanalizimeve si pasojë e shkurtimeve në buxhet.

Ministri italian i Financave, Roberto Gualtieri, tha për televizionin shtetëror RAI se fondet e rimëkëmbjes të pandemisë duhet të akordohen dhe për mjedisin, duke shtuar se “do të ketë investime shtesë”.

 

Lexoni gjithashtu

Stuhia “Alex” godet Francën e Italinë, erë dhe shira të rrëmbyeshëm, dy viktima dhe 25 persona të zhdukur

Dy të vdekur dhe 24 të zhdukur nga përmbytjet në Francë dhe Itali

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026