120 të vdekur nga përmbytjet masive në Evropë, shumica në Gjermani e Belgjikë

16 Korrik 2021 | 19:17

Të paktën 120 persona kanë vdekur dhe disa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur në Evropë, pas përmbytjeve masive që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit të vjetër.

Shirat rekord bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit dhe të shkatërrojnë të gjithë rajonin.

Në Gjermani, ku bilanci i vdekjeve ka shkuar mbi 100, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimeve të klimës.

Ndërkohë, në Belgjikë, ku llogariten të paktën 20 të vdekur, kryeministri Alexander De Croo shpalli 20 korrikun ditë zije.

“Ne jemi ende në pritje të bilancit përfundimtar, por kjo mund të jetë përmbytja më e rëndë që vendi ynë ka përjetuar ndonjëherë”, tha De Croo.

Ndërkohë, në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër nuk ka një bilanc viktimash, pavarësisht se përmbytjet kanë qenë të mëdha.

Shumë faktorë kontribuojnë tek përmbytjet, por ngrohja e atmosferës e shkaktuar nga ndryshimet e klimës i bën shirat ekstreme më të shpeshta.

Bota është ngrohur ndjeshëm që nga nisja e epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk ndërmarrin hapa për të ulur emetimet e gazrave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026