1300 punonjës u infektuan në fabrikën e mishit, rritet frikshëm shkalla e transmetimit të COVID-19 në Gjermani
Shkalla e transmetimit COVID-19 në Gjermani është rritur në mënyrë dramatike pas përhapjes së shpejt në një impiant të përpunimit të mishit në Westfali, ku më shumë se 1300 punonjës rezultuan pozitivë.
Rastet e regjistruara në thertore kanë shtuar alarmin ndërsa të dhënat zyrtare raportojnë për një rritje të të prekurve me COVID-19 edhe pse fabrika e mishit dhe shumë shkolla u mbyllën.
“Ne kemi të bëjmë me rritjen më të lartë të infeksioneve. Në të gjithë rajonin verior të Westfali, që nga rihapja numri i të infektuarve po bie me 75 për qind, por këtu në zonën Gütersloh kemi probleme. Dhe rastet janë të lidhura me ngjarjen në impiantin e mishit, tha kryeministri i rajonit të Westfali, Armin Laschet.
Numri R tregon shkallën përhapëse të coronavirusit. Gjatë fundjavës, sipas shifrave zyrtare nga instituti Roberth Koch nivelit u rrit nga 1.79 në 2.88.
Fabrikat e mishit punësojnë shumë punëtorë të huaj dhe autoritetet lokale po përpiqen të punësojnë përkthyes polakë, bullgarë dhe rumunë për të shpjeguar nevojën për kufizime. Por në këto kushte përhapja e COVID-19 ka nxitur zemërimin e qytetarëve.
“Ata nuk kishin asnjë urdhër në fabrika. Nuk kishte kontroll të duhur në kantina dhe të tjera probleme. Duhet të kishin reaguar më mirë”, thotë një qytetar.
Përhapja e virusit në fabrikën e mishit është vetëm një vatër, pasi të tjera raste janë zbuluar në qendrat për azilkërkues dhe refugjatë të cilët punojnë me të vjelat marrin pjesë në mbledhjet familjare e fetare.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta