14 kështjella në Evropë që duken si në përralla

28 Qershor 2021 | 18:45

Kujt nuk i pëlqejnë kështjellat? Përrallat, romancat, betejat epike, çështjet mbretërore, banketet, festat: Ato i kanë të gjitha. Dhe dihet se Evropa, është një vatër kështjellash. Vetëm Gjermania thuhet të ketë rreth 20,000 të tilla.

Euronews ka përgatitur një listë me disa prej më të preferuarve në kontinentin tonë. Rehatohuni dhe shijoni disa nga kështjellat më të bukura evropiane.

Neuschwanstein, Gjermani

Kjo kështjellë duket sikur vjen direkt nga një përrallë antike. Ajo njihet edhe si “Kështjella Disney” pasi në fakt thuhet të ketë qenë një nga frymëzimet për Kështjellën e Hirushes.

Ajo u porosit nga Mbreti Ludovik II i Bavarisë në vitin 1868, dy vite pas Luftës Shtatë Javore, ku Prusia pushtoi Bavarinë dhe ai e humbi të gjithë fuqinë e tij. Edhe pse pak dramatike, thuhet se ai e përdori këtë ndërtese për të kënaqur fantazinë e tij se ishte ende mbret.

Sot, Neuschwanstein është një nga pallatet mbretërore më të famshme në Evropë, me rreth 1.4 milionë vizitorë në vit.

Bled, Slloveni

Kjo ndërtesë mahnitëse gjendet në një kodër 130 metra mbi Liqenin Bled të Sllovenisë. Me një histori më shumë se një mijë vjeçare, Kështjella Bled njihet si një nga atraksionet turistike më të famshme në Slloveni, e cila mund të rezervohet edhe për të organizuar dasma me karakter përrallor.

Bled Slloveni, © Canva

Guri Cashel, Irlandë

Një tjetër kështjellë e një stili më tradicional, Guri Cashel gjendet në County Tipperary të Irlandës. Sipas legjendave vendase, Guri Cashel, e ka origjinën nga Devil’s Bit, mali 30 km në veri, ku Shën Patriku, shenjtori mbrojtës i Irlandës, thuhet ta ketë përzënë djallin nga një shpellë, dhe ai nga zemërimi ka kafshuar një pjesë të malit.

Copa e gurit u pështy prej tij në vendin e tanishëm të kështjellës, i cili sot njihet si Guri i Cashel. Mahnitëse.

Cashel Rock, Iralndë. © Commons

Mont Saint-Michel, Francë

Mont Saint-Michel njihet si Ferrari i kështjellave. Jo vetëm prej bukurisë së saj magjepsëse, por edhe sepse gjendet në një ishull privat mesjetar.

E gjendur në veri perëndim të bregdetit francez, Mont Saint Michel ofron pamje spektakolare, në një mjedis tejet paqësor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Green (@euronewsgreen)

Trakošćan, Kroaci

Një kështjellë tërheqëse e ndërtuar rreth 800 vite më parë, edhe pse disa shekuj më parë ajo ra në harresë. Do të duhej që Konti Drašković ta merrte sërish përsipër në shekullin e 19, që ajo të transformohej në ndërtesën e krenare që është sot.

Kelburn, Skoci

Mund ta themi me plot gojën që është kështjella më e pazakontë në këtë listë. Kelburn u ndërtua në vitin 1143, dhe një projekt i kohëve të fundit, ka bërë të mundur transformimin e një monumenti disa shekullor, në një vepër arti të stilit grafiti. Dhe pse jo të gjithë e duan ndërthurjen e tradicionales me modernen, ideja ka qenë që të ‘merrej stili artistik i grafitit brazilian, dhe të nxirrej jashtë kontekstit natyral, duke u sjellë në muret e kësaj kështjelle historike dhe rurale në Skoci.”

Rezultatet janë një ndërtesë tërësisht e re dhe detyrimisht unike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dee McAndrew (@mcandrewdee)

Hluboká, Republika Çeke

E ndërtuar në shekullin e 13, kjo kështjellë ka pësuar disa restaurime. Në fakt, frymëzimi për këtë vepër arkitektonike ka qenë pikërisht Kështjella Windsor, në Angli, e cila është shtëpia e vetë Mbretëreshës Elizabeth.

Hluboká, Republika Çeke. © Canva

Kastel Sant’Angelo, Itali

Kjo kështjellë u ndërtua rreth vitit 135-139 pas erës sonë, dhe u konvertua në një fortesë në shekullin e pestë. Ajo gjendet në brigjet e lumit Tiber, dhe paç kas eksterierit të saj, ajo dikur ka shërbyer si një burg për ata që dënoheshin me vdekje, dhe ka qenë një vend ku ndodhnin ekzekutime të shumta një herë e një kohë. Por sot, është një muze i këndshëm, kështu që mos hezitoni ta vizitoni.

Castel Sant’Angelo, Itali. ©Commons

Castel de Bellver, Spanjë

Një kështjellë e stilit Gotik, mbi një kodër 3 km në perëndim të Ishullit të Majorkës, kjo ndërtesë gjendet në kushte perfekte dhe ka ekzistuar që prej rreth 700 vitesh. Castel de Bellver ka qenë gjithashtu një burg një herë e një kohë, dhe ditët e sotme është kthyer në një muze. Forma e saj rrethore është një dizajn i pazakontë për një kështjellë por kjo është një veçori që e bën të bie në sy mes të gjitha strukturave të tjera të ngjashme, në Evropë.

Castello di Sammezzano, Itali

Në vitin 2017, ajo u ble nga pronarët e saj të ri për €15.4 milionë euro duke u kthyer në një hotel luksoz. Gjendet në Leccio, 30 km larg Firences. Edhe pse eksterieri mbetet mjaft i realizuar, janë ambientet e brendshme që e bëjnë këtë kështjellë të bie edhe më tepër në sy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Travel (@euronewstravel)

Pena Palace, Portugali

Edhe pse teknikisht nuk është një kështjellë, nuk mund ta linim jashtë listët këtë pallat të jashtëzakonshëm portugez. E gjendur mbi një kodër në Malet Sintra, nga të cilët mund të shihet e gjithë Lisbona, kjo ndërtesë 167 vjeçare është prej kohësh e mbrojtur si trashëgimi botërore, nga UNESCO.

Pallati Pena, Portugali. © Canva

Kështjella e Edinburgut, Skoci

Një tjetër kështjellë e famshme, ajo ndodhet në një nga sitet më të vjetra në Evropë. E gjendur mbi Castle Rock, ky vend flitet të ketë qenë i populluar nga njerëzit që në Epokën e Hekurit. Studimet kanë identifikuar se kjo ndërtese 1,100 vjeçare ka nderin të njihet si “kështjella më e sulmuar në të gjithë Britaninë e Madhe dhe një nga më të sulmuarat në të gjithë botën”.

Kështjella e Edinburgut. © Canva

Gravensteen, Belgjikë

E njohur gjithashtu si “Kështjella e Kontëve”, kjo kala e bukur gjendet në qytetin Ghent. Ajo është e hapur për publikun dhe në sallat e saj ekspozohen një seri pajisjesh dhe aparaturash që kanë qenë përdorur për tortura. Koleksioni përfshin edhe një gijotinë, e cila një herë e një kohë ka qenë përdorur realisht.

Gravensteen, Belgjikë. ©Canva

Peleș, Rumani

Kjo kështjellë që i përket stilit Neo-Rilindas, gjendet në Malet Karpate. Është relativisht e re në krahasim me të tjerat në këtë listë, duke qenë se ndërtimet për të kanë filluar në fund të viteve 1800 dhe kanë përfunduar vetëm në vitin 1914. Por ju e dini shprehjen, bukuria nuk ka moshë.

160 dhomat e saj janë të mbushura me disa nga veprat më të bukura të artit Evropian, shandanë me gurë të kristaltë Murano, vitrazhe të pikturuara dhe mure të mbuluara në lëkurë Cordoba.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Europe | europestyle_ (@europestyle_)

Pra ja ku i keni, 14 kështjellat më të veçanta dhe mbresëlënëse në kontinentin evropian. Mos ngurroni t’i vizitoni!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026