15 milionë euro nga BERZH për trajnimin e studentëve të mjekësisë për pandeminë
Qeveria shqiptare do të marrë nga Banka Europian për Rindërtimin dhe Zhvillim një kredi prej 15 milion eurosh për të menaxhuar krizën covid-19.
Në parlament është depozituar një projektligj i cili autorizon ekzekutivin shqiptar të lidhë një kontratë me BERZH në formën e një kredi e butë e cila do të shlyet për 12 vjet.
Një ndër format se si do të shpenzohen këto para është duke trajnuar profesionistë të kualifikuar në fushën e shëndetit, të cilët aktualisht nuk punojnë në sistemin publik si dhe të studentëve të vitit të fundit të mjekësisë, me qëllim ofrimin e shërbimeve klinike për t’iu përgjigjur pandemisë.
Krahas kësaj, janë parashikuar që me këto para të blihen edhe tampon testues për personat që janë të dyshuar si të prekur me COVID-19. Ndërsa për transportin e të sëmurëve është parashikuar edhe blerja e disa ambulancave të reja.
Kjo është kredia e radhës që qeveria shqiptare po merr nga bankat ndërkombëtare që nga zbulimi I pacientit zero në Shqipëri.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta