15 vite “Balkan Trafik Testival”, 3 ditë performanca për të promovuar vendet ballkanike
Festivali i 15-të ‘Balkan Trafik’ përfundoi këtë të diel në Bruksel. Muzikantët ballkanas krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme edhe pse këtë vit, koncerti u zhvendos pjesërisht online për shkak të pandemisë.
Pandemia nuk e ndaloi misionin e Balkan Traffic Festival, që të bashkonte për tre ditë, online, artistët dhe aktorët kryesore të shoqërisë nga vendet e Ballkanit në debate të ndryshme mbi diversitetin, lirinë e shprehjes dhe gjithë përfshirjen.
Të flasësh, identifikohesh dhe dëgjohesh nëpërmjet artit ishte synimi i kësaj iniciative e mbështetur nga DG REGIO – Interreg dhe DG NEAR dhe miqve Evropianë për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmendjen për rajonin.
Tradita vazhdoi në Bruksel, në vitin e 15-të, ku nuk munguan performanca në Live Streaming, ekspozita dhe personazhe. Por si lindi Balkan Traffic Festival?
“Ideja e Festivalit ka nisur në Prishtinë, Kosovë, ku u takova me disa studentë, të cilët më përcollën përshtypje shumë pozitive për rajonin. Më pas mora vendimin të ndryshoja imazhin e trafikut të Ballkanit nga negative në pozitive, si Trafiku i Ballkanit kulturor që përkon në të vërtetë me realitetin. Ky është edhe vetë qëllimi i festivalit”, u shpreh Nicolas Wieers, drejtor i “Balkan Traffic”.
Nismën dhe rëndësinë për bashkëpunim mes kulturave, Balkan Traffic, e ka treguar më së miri me formimin e dy grupeve muzikore, The Rocking Beez dhe Balkan Jazzovic Quintet.
Ndërsa një mesazh për rëndësinë e komunikimit ndërkulturor e ndan Vokalisti i Geepsy Groove.
“Por nuk përfundon këtu, tashmë të gjithë mund të shkarkoni aplikacionin e Balkan Traffic, i cili na vë në dispozicion e të atmosferës kulturore nga të gjitha vendet ballkanike”, tha Bajram Kafu Kkinolli, vokalist i Gypsy Groove.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta