16 të vrarë në Meksikë, trupat hidhen në rrugë
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Meksikë, në shtetin qendror të Zakatekës, si pasojë e një përplasjeje të dhunshme mes grupeve kriminale.
Autoritetet deklaruan se 10 trupa u gjetën në rrugë të mbështjellë me batanije në lokalitetin Fresnijo, ndërsa 6 të tjerë të varur jashtë një magazine në komunën Panfijo Natera.
Episodi vjen në një kohë kur qeveria e vendit latin po përpiqet të frenojë spiralen e dhunës që ka kapluar vendin, e cila i atribuohet karteleve të drogës.

Disa ditë më parë, autoritetet policore arrestuan dy persona që po transportonin me makinë një trup të vdekur.
Ndërsa muajin e kaluar, në kryeqytetin e shtetit Zakatekas, 10 persona të masakruar u gjendën të braktisur brenda një kamioni, të parkuar jo shumë larg zyrave të qeverisë.
Vrasjet në Meksikë u rritën ndjeshëm vitin e kaluar me shtetin Zakatekas që regjistroi plot 1 mijë e 50 vrasje, 200 më shumë se viti paraardhës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta