19 shkurti, ngjarjet e kësaj dite që shënuan histori
19 Shkurt 2022 |
19:15
Në epokën që jemi, çdo ditë e vitit mund të shënojë ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në histori. Nga dorëheqje liderësh e deri te reformat e rëndësishme, cilat janë ngjarjet historike të datës 19 shkurt?
- Më 19 shkurt të vitit 1945, në kohën kur Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundi, marinsat amerikanë pushtuan ishullin Iwo Jima, duke u marrë japonezëve kontrollin e këtij territori strategjik. Japonezët bënë rezistencë të fortë, që çoi në beteja të ashpra midis tyre dhe amerikanëve.
- Më 19 shkurt të vitit 1878, shkencëtari amerikan Thomas Edison hodhi në treg gramafonin, një nga shpikjet e tij.
- Më 19 shkurt të 1473 lindi astronomi polak Nikola Koperniku. Koperniku është një nga astronomët më të shquar evropianë dhe i pari që tha se Toka dhe planetët e tjerë rrotullohen rreth dielli, që quhet ndryshe si teoria heliocentrike.
- Fidel Castro dha zyrtarisht dorëheqjen si president i Kubës më 19 shkurt të vitit 2008; ai ia la postin të vëllait, Raul Castro.
- Shkrimtarja amerikane Harper Lee, vdiq më 19 shkurt të vitit 2015. Ajo u vlerësua me çmim kombëtar për romanin e saj të parë e më famë botërore, To Kill a Mockingbird (1960), i cili përshkruan jetën mes paragjykimeve racore në një qytet të vogël amerikan.
- Deng Xiaoping, i cili në 1978 modernizoi sistemin ekonomik në Kinë, vdiq në moshën 92-vjeçare më 19 shkurt të vitit 1997.
- Kansas u bë shteti i parë amerikan që ndaloi pijet alkoolike me Kushtetutë. Ky ndalim nisi më 19 shkurt të vitit 1920, e zgjati deri në vitin 1933.
- Shkrimtarja dhe aktivistja amerikane Betty Friedan botoi “The Feminine Mystique” më 19 shkurt të vitit 1963, një vepër historike që nxiti valën e dytë të lëvizjes feministe, duke i garantuar gruas më shumë të drejta të barabarta me burrat.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta