194 të vdekur në ditë, vala e katër e COVID-19 godet rëndë Gjermaninë
Vala e katërt e coronavirusit po tregohet e pamëshirshme ndaj personave të pa vaksinuar në Gjermani. Autoritetet vendase kanë dhënë alarmin pas rritjes së kuotave të infektimeve, por edhe të vdekjeve.
Instituti gjerman për sëmundjet infektive, Robert Koch raportoi të mërkurën se në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 20 mijë e 400 raste infektimesh dhe 194 raste vdekjesh.
Më problematike situata rezulton në lokalitetin Muehldorf am Inn, në afërsi të kufirit me Austrinë, ku numri i infektimeve ditore u ngjit në 618 njësi.
Ndërkohë, numri i të infektuarve për 100 mijë banorë rezulton në 146 persona, më pak se 153 që ishte në ditën paraardhëse.
Autoritetet bavareze deklaruan të mërkurën se mesazhi i tyre ishte i qartë: ose vaksinohuni për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth, ose ata që nuk vaksinohen do të përballen sërish me kufizime.
Kështu, klubet, diskotekat dhe vende të ngjashme do të jenë të paaksesueshme për ata që nuk janë vaksinuar, ose që nuk janë shëruar nga COVID-19.
Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Soeder u tha gazetarëve në Mynih se e ashtuquajtura rregulla 3G do të aplikohet së shpejti në vendet e punës me mbi 10 persona, që do të thotë se vetëm të vaksinuarit, ata që janë shëruar dhe ata që kanë rezultuar negativë ndaj testit do të lejohen në ambientet e punës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta