2 milionë raste të reja me COVID-19 çdo javë, apeli i radhës i OBSH: Krerët e shteteve të veprojnë
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të përmirësojnë implementimin e masave kundër pandemisë së coronavirusit, teksa epidemia po përhapet sërish nëpër botë.
Zyrtari i lartë theksoi se nga ana e saj OBSH do të mbështesë më tej masat anti-coronavirus në radhët e shteteve anëtare të saj përmes zyrave rajonale, por shtoi se vetë krerët e shteteve duhet të përforcojnë përgjigjen e tyre ndaj COVID.
“Me një lidership të fortë, strategji të qarta e gjithëpërfshirëse, komunikim të vazhdueshëm dhe me një popullsi të fortë e të motivuar nuk është kurrë vonë për ta ndryshuar situatën.
Ne i bëjmë thirrje çdo lideri që të përforcojë përgjigjen, të marrë masat e duhura që mund ta pengojnë përhapjen e epidemisë dhe që sigurojnë se punonjësit e sistemit shëndetësor janë të mbrojtur”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Ghebreyesus e bëri apelin e tij nga selia qendrore e OBSH-së, teksa po verifikohen rreth 2 milionë raste të reja infektimi çdo javë në rang global dhe me bilancin e vdekjeve që ka arritur mbi 1 milion viktima.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta