2 të vdekur dhe 1 i plagosur nga incidenti në koncertin për ABBA në Suedi

3 Nëntor 2021 | 11:05

2 persona humbën jetën dhe 1 u plagos gjatë një koncerti në Suedi ku po nderohej grupi ABBA.

Policia deklaroi se një 80-vjeçar ra nga një lartësi prej 7 katesh mbi 2 spektatorë. Personi që u rrëzua dhe një 60-vjeçar nga të goditurit humbën jetën, ndërsa një grua, rreth të 60-tave mbeti e plagosur.

Rreth 1.000 njerëz ishin mbledhur në Uppsala Konsert & Kongres për koncertin e nderit të grupit suedez ABBA.

“Ne morëm një telefonatë në lidhje me një person që ose u hodh ose ra nga një lartësi e madhe brenda sallës së koncerteve në Uppsalan qendrore,” – tha Magnus Jansson Klarin, një zëdhënës në departamentin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur para orës 19:00 teksa spektatorët kanë mbërritur në koncertin që më pas është anuluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026