2 të vdekur, 5 të zhdukur pas shpërthimit në parkun industrial në Gjermani

28 Korrik 2021 | 08:41

Dy njerëz vdiqën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit që ndodhi në një qendër përpunimi mbeturinash të industrisë së kimikateve në qytetin gjerman të Leverkusen.

Më shumë se tridhjetë persona u plagosën dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan autoritetet lokale.

Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.

Rreth 360 punonjës të shërbimeve të urgjencës u erdhën në ndihmë autoriteteve lokale, tha bashkia. Sipas autoriteteve zjarrfikësit shuan flakët pas 4 orësh.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Fatkeqësive e klasifikoi shpërthimin si “një kërcënim ekstrem”.

Pas shpërthimit, autoritetet ndaluan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes si dhe u bënë thirrje banorëve të zonës që të mbanin mbyllur dritaret dhe dyert e banesave për shkak të ndotjes së ajrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026