2-vjeçari i mbijeton sulmit të hipopotamit në Ugandë
Një djalë dyvjeçar i ka mbijetuar sulmit të një hipopotami pranë shtëpisë së tij në jugperëndim të Ugandës.
Iga Paul ishte duke luajtur pranë brigjeve të liqenit Eduard kur hipopotami e sulmoi.
Kafsha e kapi vogëlushin dhe “gëlltiti gjysmën e trupit të tij”, tha policia, e cila shtoi se një banor vendas e luftoi hipopotamin duke hedhur gurë.
Autoriteti i kafshëve të egra të Ugandës e ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke i thënë BBC-së se djali u sulmua por nuk u gëlltit nga kafsha.
Sipas policisë, pas sulmit, i cili ndodhi më 4 dhjetor, vogëlushi u dërgua në një qendër mjekësore aty pranë, ku u trajtua për plagët e marra.
Ai më vonë u transferua në spitalin Bwera, ku mjekët i dhanë një vaksinë paraprake kundër tërbimit.
Policia tha se incidenti shënoi herën e parë që një hipopotam ishte larguar nga liqeni dhe kishte sulmuar dikë. Por kafshët, të cilat mund të peshojnë deri në 1.5 ton (1500 kg), vlerësohet të vrasin rreth 500 njerëz në vit në Afrikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta