20 të vdekur nga përplasja e një avioni ushtarak në Ukrainë

26 Shtator 2020 | 06:43

Të paktën 20 persona raportohet të kenë humbur jetën pas përplasjes së një avioni në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e brendshme ukrainase, që gjithashtu raportoi për dy persona me lëndime serioze dhe dy të tjerë për të cilët nuk ka informacione.

Në bordin e avionit ndodheshin 24 persona, pilotë të ushtrisë dhe kadetë të Universitetit të Kozhedubit.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 20:50 me orën lokale, në qytetin lindor të Çuhuiv (Chuhuyiv), rreth 2 kilometra larg aeroportit ushtarak.

Në vendngjarje u dërguan njësi të ministrisë së Çështjeve të Brendshme dhe skuadra të emergjencës, që ia dolën të shuanin flakët që përfshinë avionin pak para orës 22, referuar kohës lokale.

Avioni i llojit Antonov AN-26 është model me dy motorë i përdorur për fluturime civile dhe ushtarake dhe i fabrikuar në rrethinat e Kievit mes viteve 1969-1986, kohë kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026