200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, 176 janë azilkërkues shqiptarë

24 Janar 2023 | 20:55

Dyqind fëmijë azilkërkues që cilët ishin të vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office janë zhdukur ka deklaruar ministri i Brendshëm britanik.

176 janë shqiptarë, ndërsa 13 prej tyre janë nën moshën 16 vjeç.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Observer raportoi se nga një hotel i Home Office në Brighton disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe ishin futur në makina.

Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, shumë me gomone, pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Janë gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues. Policia bëri të ditur se janë arrestuar dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor, pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre.

Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar, është shprehur shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve.

Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026