200 m larg luftës/ Plauru, fshati rumun ku banorët jetojnë me zhurmat e shpërthimeve

8 Shtator 2023 | 20:16

Për banorët e fshatit Plauru, në Rumani, zbulimi i pjesëve që duket se i përkasin një droni ushtarak nuk është një risi. Ata janë mësuar me dronët që fluturojnë mbi kokët e tyre dhe të dëgjojnë sirenat e alarmit që bien pak metra larg shtëpive të tyre.

Vetëm një vijë ujore 200-metërshe i ndan ata nga porti ukrainas i Izmailit, objektiv i sulmeve të fundit të Rusisë.

“Nga këtu në Plauru mund të shihni me sy se çfarë po ndodh në portin e Izmailit. Ne shohim kapanonet ku anijet ngarkohen me grurë ukrainas. Mund të shohim nga afër terminalin, si dhe stacionin televiziv të Izmailit. Ky është një port që Rusia synon ta shkatërrojë për të ndaluar që ukrainasit të transportojnë grurin e tyre”-tha Maria Mois, Euronews.

Së fundmi, vështirë se mund të kalojë një ditë pa shpërthyer diçka në afërsi. Vetëtm natën e kaluar pati një bombardim.

“Ishte ora 2 e 58 e mëngjesit kur dëgjova shpërthimin e parë. Dola jashtë dhe papritur ndodhi një shpërthim tjetër. Ata goditën në të njëjtin vend ku ndodhen kapanonet me grurë”- Ion Giovanovici, banor i Plauru, Rumani.

Edhe pse u duhet ende të mësojnë të jetojnë me frikën, fare pak njerëz në Plauru thonë se do të braktisnin shtëpitë e tyre.

“Kjo do të jetë një lëvizje vullnetare. Nëse marrim të mirëqena fjalët e ministrit, atëherë do të gjejmë mënyra që qytetarët të kenë të njëjtat përfitime si refugjatët ukrainas”-u shpreh Tudor Cernega, kryetar bashkie.

Por a thanë gjë autoritetet për të garantuar banorët e fshatit?

“Kryetari i bashkisë sonë foli me njerëzit që duan të largohen dhe i ndihmoi ata. Ai foli edhe me ministrin për të na zhvendosur edhe neve, por unë nuk largohem!”.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj porteve ukrainase që prej korrikut, kur u tërhoq nga marrëveshja që i lejonte Kievit eksportin e grurit të tij përmes porteve të detit të Zi.

Banorët në Plauru janë ankuar që prej muajit të kaluar se pajisjet ushtarake ruse po arrijnë zonën e tyre në territorin rumun. Në gusht në fshat u kryen kërkime, por nuk u gjet asgjë deri në 6 shtator.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026