200 mijë flamuj, provat e fundit para betimit të Joe Biden

19 Janar 2021 | 19:20

Ceremonia e Betimit të Joe Biden si Presidenti i Shteteve te Bashkuar të Amerikës do të jetë një ceremoni e ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim më parë. Vetëm 1000 të ftuar dhe masa sigurie të nivelit më të lartë, si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe sulmeve të 6 janarit në Capitol Hill

Ndërkohë Uashingtoni gjendet në një izolim virtual teksa përgatitjet janë drejt fundit. Në sheshin qendror të Uashington DC, aty ku normalisht qëndrojnë vizitorët, do të vendosen 200 mijë flamuj, të cilët përfaqësojnë mijëra amerikanët që humbën jetën nga virusi Covid-19.

200 efektivë policie nga Departamenti i Policisë së Nju Jork-ut do të ndihmojnë për të garantuar sigurinë në Capitol. Autoritetet janë të vendosura që të evitojnë një përsëritje të dhunës së 6 janarit.

Një video e publikuar nga e përditshmja “The New Yorker” tregon mbështetësit e Trump brenda në ambientet e kongresit teksa plaçkitin tavolinat e ligjvënësve dhe fotografojnë dokumentet që ndodheshin aty.

Mbi 25 mijë oficerë të Gardës Kombëtare do të jenë në gatishmëri. Pas alarmit se sulmet mund të vijnë edhe nga strukturat e brendshme, FBI kontrolloi listën e të gjithë efektivëve që do të jenë të pranishëm.

Ndërkohë të 50-të shtetet amerikane ndodhen në gatishmëri të lartë në rast protestash të dhunshme.

Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania kanë dalë kundër traditës duke refuzuar pjesëmarrjen gjatë ceremonisë së betimit të Biden, në vend të tij, i pranishëm do të jetë zv.presidenti Majk Pence.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026