200 vjet nga vdekja e Bonapartit, ekspozita që tregon përpjekjet e tij për të ruajtur trashëgiminë

30 Prill 2021 | 13:02

Ndërsa po afrohet dyqind vjetori i vdekjes së Napoleon Bonapartit, një ekspozitë në Les Invalides në Paris hedh dritë mbi vdekjen e tij në mërgim dhe përpjekjet për të shpëtuar trashëgiminë e tij si një gjeni ushtarak dhe një udhëheqës vizionar.

“I dëbuar nga britanikët në ishullin e Shën Helenës në Atlantikun Jugor, Napoleoni, i rrethuar nga familjarë të besuar, shkroi kujtimet e tij,” – u shpreh  historiania Lea Charliquart, e cila bashkë-kuroi ekspozitën e quajtur “Napoleon nuk është më”.

“Napoleoni mund të ishte zhytur në harresë. Sidoqoftë, ai e përdor këtë periudhë në mërgim për të shkruar historinë e tij,” – tregoi historiania e cila nënvizon se ai shndërrohet në një martir, bëhet pothuajse i shenjtë.

Midis më shumë se 200 artefakteve të ekspozuara është një pikturë vaji nga Jean-Baptiste Mauzaisse, një Napoleoni me fytyrë aseni të shtrirë, me sytë e mbyllur, një dorë të vendosur mbi bark dhe shpatën pranë tij.

Ndodhet  edhe shtrati i vdekjes së tij, një shtrat ushtarak i thjeshtë hekuri që mbase kishte për qëllim të simbolizonte se perandori i dikurshëm ishte një ushtar deri në fund. Një shembull i uniformës blu dhe kapelës së tij  ishte vendosur në dyshek.

Napoleoni donte të kujtohej si një “perandor i rënë që vdiq mijëra kilometra larg Francës në një shkëmb të vogël vullkanik”, siç shpjegoi dhe historiania.

I varrosur në Shën Helenën me kërkesë të Britanikëve, dëshira e Napoleonit ishte që ai të prehej “në brigjet e lumit Seine, midis francezëve që unë aq shumë i doja”. G

ati dy dekada më vonë, trupi i tij u zhvarros në një gjendje të ruajtur mrekullueshëm. Ekspozita ende nuk është hapur për publikun për shkak të kufizimeve të COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026