21 viktima nga zjarret në Kili, në pranga i dyshuari për zjarrvënie
Autoritetet në Kili njoftuan të enjten në mbrëmje arrestimin e të dyshuarit kryesor lidhur me zjarrin që shkaktoi 21 viktima. Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët që nga e shtuna.
Sipas policisë, burri i arrestuar është një kilian, 39 vjeç, me precedentë penalë për sulme dhe shkaktim dëmtimesh të rënda trupore dhe shkelje të legjislacionit në lidhje me pronësinë industriale dhe intelektuale.
Që nga fillimi i javës, autoritetet kishin njoftuar tre arrestime të tjera të të dyshuarve, njëri prej të cilëve u lirua. Autoritetet besojnë se zjarret ishin për shkak të zjarrvënies së qëllimshme. Zjarret kanë prekur zonat e Araucania, Nuble dhe Biobio.
Në shkurt të vitit 2024, disa zjarre shpërthyen njëkohësisht rreth qytetit të Vina del Mar, 110 kilometra në veriperëndim të Santiagos, duke vrarë 138 persona.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta