216 mijë fëmijë të abuzuar që nga 1950 në Kishën Katolike Franceze, zbulon raporti

5 Tetor 2021 | 10:23

Një raport mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike të Francës thotë se rreth 216 mijë fëmijë ishin viktima të abuzimit që nga viti 1950.

Dokumenti prej 2.500 faqesh i përgatitur nga një komision i pavarur u botua të martën dhe dokumenton dekada abuzimesh dhe fshehje krimesh.

Presidenti i komisionit, Jean-Marc Sauvé, tha në shtypin francez se rreth 3 mijë abuzues të fëmijëve, dy të tretat e tyre priftërinj, kanë punuar në kishë gjatë 70 viteve të fundit.

Olivier Savignac, kreu i shoqatës së viktimave “Parler et Revivre” (Fol dhe fol përsëri), i cili kontribuoi në hetim, i tha “The Associated Press” para publikimit të raportit se numri i vlerësuar i viktimave në raport arrin 216 mijë.

Komisioni punoi për dy vjet e gjysmë, duke dëgjuar viktimt dhe dëshmitarët, gjithashtu duke studiuar arkivat e kishës, gjykatës, policisë dhe shtypit që prej vitit 1950.

Një linjë telefonike e hapur në fillim të hetimit mori 6.500 telefonata nga viktima të dyshuara ose njerëz që thanë se e njihnin një viktimë.

Sauvé tha se 22 krime të dyshuara që ende mund të ndiqen janë përcjellë tek prokurorët. Më shumë se 40 raste që janë shumë të vjetra për t’u ndjekur penalisht, por përfshijnë autorë të dyshuar që janë ende gjallë, u janë përcjellë zyrtarëve të kishës.

Komisioni dha 45 rekomandime se si të parandalohet abuzimi. Këto përfshinin trajnimin e priftërinjve dhe klerikëve të tjerë, rishikimin e Ligjit Kanonik (kodi ligjor që Vatikani përdor për të qeverisur kishën) dhe nxitjen e politikave për njohjen dhe kompensimin e viktimave.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026