23 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, përfshirë 3 fëmijë

25 Mars 2025 | 08:52

Shërbimet mjekësore palestineze thanë se të paktën 23 njerëz u vranë në sulmet izraelite në Gaza gjatë natës, duke përfshirë tre fëmijë dhe prindërit e tyre.

Familja u vra në një sulm në tendën e tyre pranë qytetit jugor të Khan Younis, raportoi AP. Spitali Nasser në Gaza tha se kishte marrë trupat e anëtarëve të asaj familjeje, si dhe katër persona të tjerë nga dy sulme të veçanta.

Në qendër të Gazës, Spitali Al-Aksa mori gjashtë trupa të vrarë në tre sulme të veçanta, ndërsa tre persona u vranë në një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas Spitalit Avda.

Pesë persona u vranë në një sulm në një ndërtesë banimi në Gaza, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026