26 ministrat e qeverisë në Sri Lanka dorëhiqen pas protestave ekonomike
Ministrat e kabinetit qeveritar të Sri Lankës kanë dhënë të gjithë dorëheqjen pas protestave për kundër krizës më të keqe ekonomike në dekada.
Të 26 ministrat dorëzuan letrat e dorëheqjes, por jo kryeministri Mahinda Rajapaksa apo vëllai i tij, presidenti Gotabaya Rajapaksa.
Shumë protestues të zemëruar kërkojnë dorëheqjen e familjes Rajapaksa pasi vendi po përballet me atë që thuhet të jetë kriza e tij më e keqe ekonomike që nga pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar në 1948.
Kriza është shkaktuar pjesërisht nga mungesa e valutës së huaj, e cila përdoret për të paguar importet e karburanteve. Me ndërprerjet e energjisë elektrike që zgjasin gjysmë dite ose më shumë, dhe mungesat e ushqimit, ilaçeve dhe karburantit, zemërimi i publikut ka arritur një nivel të ri.
Ministri i Arsimit Dinesh Gunaëardena u tha gazetarëve të dielën se ministrat e kabinetit i kishin dorëzuar letrat e tyre të dorëheqjes kryeministrit.
Djali i kryeministrit, Namal Rajapaksa, ishte mes atyre që dhanë dorëheqjen, duke postuar në Tëitter se shpresonte se kjo do të ndihmonte në vendimin e presidentit dhe kryeministrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta