27 mln dollarë për vdekjen e Floyd, Këshilli Bashkiak i Mineapolisit dëmshpërblen familjen e të ndjerit

13 Mars 2021 | 13:42

Bashkia e qytetit të Mineapolisit ra dakord të paguajë 27 milionë dollarë për të zgjidhur kontestin mbi vrasjen e George Floyd, teksa përzgjedhja e jurisë për procesin ndaj ish-oficerit të akuzuar për vdekjen e tij vazhdon.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak u takuan në mënyrë private për të diskutuar çështjen dhe më pas u rikthyhen në sesionin publik për votimin unanim në mbështetje të shumës së lartë.

“Ne e dimë që asnjë shumë parash nuk mund të zhbëjë dhimbjen dhe traumën që i është shkaktuar familjes dhe komunitetit nga vdekja e George Floyd. Por këtë herë qyteti i Mineapolisit ka ndryshuar rrënjësisht sa i takon dallimit racor”, u shpreh Lisa Bender, kryetare e Këshillit Bashkiak të Mineapolisit.

“Falënderoj shtetin e Minesotës për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Edhe pse vëllai im nuk është më këtu me ne, ai është në zemrën time, sepse po të mund ta ktheja në jetë, do t’i ktheja mbrapsht gjithë këto para”, tha Philonise Floyd, vëllai i George Floyd.

Ende nuk është e qartë se si ky dëmshpërblim mund të ndikojë tek juria në procesin gjyqësor, por Mineapolis rrezikon të bjerë pre e dhunës nëse polici Derek Chauvin shfajësohet.

Për këtë arsye përreth gjykatës së qytetit janë ngritur barriera betoni, gardh me tela me gjemba dhe është rritur prania e efektivëve të Gardës Kombëtare.

Ndërkohë, një aspirante për anëtare të jurisë u shkarkua ditën e premte pasi bëri me dije se kishte një opinion negativ për të pandehurin.

Chauvin dhe tre oficerët e tjerë u shkarkuan nga detyra pak ditë pas vdekjes së Floyd.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026