28 mijë persona u zhytën në varfëri, BB: Ekonomia do rritet 4.4 %, kufizime për turizmin

1 Prill 2021 | 14:00

Përtej optimizmit të qeverisë për një hapje totale gjatë sezonit turistik, Banka Botërore parashikon se kufizimet do të jenë të pranishme për shkak të kohës që do marrë procesi i vaksinimit në të gjithë botën. Paralajmërimi është shkruar në raportin e fundit ekonomik për Europën dhe Azinë Qendrore, duke parashikuar një rritje ekonomike më të ulët se pritshmëritë e qeverisë.

“Turizmi dhe udhëtimet do të jenë të kufizuara derisa të bëhet shpërndarja globale e vaksinimit. Në këtë skenar, PBB parashikohet të rritet me 4.4 % në vitin 2021”, bën me dije Banka Botërore.

Ndërkohë, raporti thekson se 28 mijë njerëz u zhytën në varfëri, gjatë vitit të kaluar si rezultat i krizës që solli pandemia Covid-19.

“Varfëria është rritur me 1 pikë përqindje në vitin 2020, çka do të thotë se të ardhurat ditore për 28 mijë njerëz të tjerë ranë nën 5.5 dollarë”, thotë BB.

Me rritjen e aktivitetit ekonomik, të nxitur kryesisht nga procesi i rindërtimit, edhe të ardhurat pritet të rikuperohen, ndërsa Borxhi publik do të ulet në 79.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2021, nga 80 % që rezultoi në 2020-ën.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026