2800 vende pune të humbura, në periudhën korrik-shtator u regjistruan 165 mijë të papunë
Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit u regjistrua në 11,6%, duke shënuar një ulje me 0.3 pikë përqindje në raport me 3-mujorin e dytë, ku papunësia u fiksua në 11.9%.
Nisur nga shifrat e raportuara nga Instituti i Statistikave, situata reflekton rinisjen e aktivitetit ekonomik, edhe pse sektorë të ndryshëm të biznesit deklarojnë se për shkak të kufizimeve, kanë reduktuar vendet e punës.
Në shifra konkrete, Instituti i Statistikave llogarit rreth 165 mijë persona të papunë, ose 2800 më shumë se periudha 3-mujore para izolimit nga pandemia.
Këto vende pune të humbura llogariten kryesisht në bujqësi e turizëm, dy sektorë diametralisht të kundërt për pasojat që krijoi pandemia, kur i pari thuajse nuk u prek, ndërsa aktiviteti turistik pësoi krizën më të madhe.
Por ndryshe nga INSTAT, Banka e Shqipërisë referuar te dhënave te mbledhura nga tregjet e punës deklaron se, krahasuar me fundin e vitit 2019, ekonomia shqiptare humbi rreth 50 mijë vende pune, e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%. Si rrjedhim, norma e papunësisë u rrit në 11.9%.
Një nga arsyet për këtë shifër, që duket se bie ndesh me zhvillimet e tregut të punës, është edhe fakti se INSTAT nuk i liston si të papunë, të vetëpunësuarit dhe ata persona që nuk kanë qenë të punësuar gjatë kësaj periudhe, por që prisnin t’i ktheheshin aktivitetit brenda tre muajsh.
Shkalla e papunësisë (%)
T3 2019 T4 2019 T1 2020 T2 2020 T3 2020
11.4 11.2 11.4 11.9 11.6
Burimi: INSTAT
Numri i të papunëve
T3 2019 T4 2019 T1 2020 T2 2020 T3 2020
163,432 160,030 162,041 166,127 164, 803
Burimi: INSTAT
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta