3 shkolla në Nju Jork ndalojnë kostumet e “Squid Game” për Hallouin

28 Tetor 2021 | 20:00

Kostumet e serialit shumë të ndjekur të Netflix ‘Squid Game’, konsiderohen si veshjet më të përshtatshme për festen e Hallouinit, por jo në tri shkolla në shtetin e Nju Jorkut.

Drejtuesit e shkollave u kanë dërguar nga një e-mail prindërve të nxënësve, duke u shpjeguar atyre urdhrin e shkollës që ndalon kostumet e kuqe me maskat e zeza dhe kjo për shkak të mesazhit jo edukativ që përcjell seriali koreano-jugor.

Vendimi i shkollave erdhi pasi drejtuesit e tyre që janë në zonën e Sirakuz në Nju Jork kishin parë sesi nxënësit po kopjonin skena nga loja e këtij seriali.

“Një kostum Hallouini i frymëzuar nga ky serial nuk përshtatet me rregullat tona dhe për shkak te natyrës dhunuese të lojës, e cilësojmë të papërshtatshëm për këtë festë”, lexohet në e-mailin e drejtuar prindërve të nxënësve.

Seriali me një shikueshmëri të lartë dhe i shumëpërfolur tregon historinë e një grupi personash të cilët rrezikojnë jetën e tyre në një lojë mbijetese për të fituar çmimin prej rreth 33 milionë euro.

Pas debutimit në Netflix, rreth 111 milionë shikues në mbarë botën kanë parë serialin, duke e bërë atë serialin më popullor të platformës por në të njëjtën kohë ka shkaktuar shumë polemika për skenat e dhunshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026