30.5 milionë doza vaksinash anti-COVID janë shpërndarë në 43 vende të botës

14 Janar 2021 | 06:20

Bota është përfshirë në fushatën më të madhe të vaksinimit në histori.

30.5 milionë doza vaksinash janë shpërndarë në 43 vende të botës.

Shpërndarja e miliarda dozave të tjerave do të jetë një nga sfidat më të mëdha logjistike të ndërmarra deri më tani.

Vaksinimi në SHBA nisi më 14 dhjetor, me punonjësit e shëndetësisë. Deri më tani janë shpërndarë 9.94 milionë doza. Të paktën 636 mijë njerëz kanë përfunduar programin e vaksinimit në dy doza.

SHBA ka planifikuar se në javët e para të janarit të shpërndahen 20 milionë doza. Në SHBA po aplikohet vaksina Pfizer dhe BioNTech, si dhe Moderna.

Kina dhe Rusia autorizuan vaksinat e tyre në korrik dhe gusht, para se të testoheshin plotësisht. Në Kinë janë 9 milionë doza që po aplikohen ndërsa në Rusi 1.5 milionë doza.

Në Britaninë e Madhe janë shpërndare mbi 1.8 milionë doza. Në këtë vend po aplikohet dhe vaksina e prodhuar nga AstraZeneca.

Në Gjermani janë shpërndarë 688 mije doza, në Itali 752 mijë.

189 mijë vaksina janë shpërndarë në Francë, vend i cili është kritikuar për ngadalësi në procesin e vaksinimit.

Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar më shumë qytetarë se pjesa tjetër e botës.

Izraeli kryeson renditjen me rreth 1,9 milionë doza të shpërndara.

Në vend të dytë, Emiratet e Bashkuara me 1.3 milionë doza.

Lexoni gjithashtu:

Pandemia, Italia në gjendje emergjence deri në 30 prill, vijojnë kufizimet edhe në Holandë

Në Britani mbi 100 mijë të vdekur, në Rusi nis vaksinimi në masë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026