300 milionë doza më shumë, BE dyfishon furnizimin me vaksinën e ‘Pfizer/BionTech’

8 Janar 2021 | 10:55

Në një dalje për mediat Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen theksoi se 75 milionë doza e reja të siguruara do të jenë në dispozicion duke nisur nga tremujori i dytë i vitit. Sipas saj, në procesin e vaksinimit nuk do të mbeten pas as vendet fqinje.

“Tanimë kemi siguruar 300 milionë doza të vaksinës BionTech-Pfizer. Lajmi i mirë është se kemi rënë dakord me BionTech-Pfzier për të zgjatur këtë kontratë.

Me fjalë të tjera, kjo do të na lejojë të dyfishojmë sasinë e dozave. Me dy vaksina të autorizuara tashmë kemi siguruar një sasi dozash të mjaftueshme që na duhen për të vaksinuar 380 milion Evropianë. Kjo është më shumë se 80 për qind e popullsisë evropiane. Dhe vaksinat e tjera do të pasojnë në javët dhe muajt e ardhshëm”, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian

Komisioni Evropian ka premtuar 70 milionë euro për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të sigurojnë vaksinat kundër coronavirusit nga sasia e dozave që janë porositur nga shtetet e Bashkimit Evropian. Është rënë dakord që vendet anëtare që kanë sasi të tepërta do t’ua japin Ballkanit Perëndimor.

Duke iu përgjigjur kritikave për ritmin e ngadaltë dhe mënyrën e shpërndarjes së vaksinës, presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi se nuk do të ketë negociata paralele.

Pas miratimit të vaksinës Pfizer, procesi i vaksinimit në vendet e BB nisi në 27 dhjetor, ndërsa Komisioni Evropian pritet të miratojë edhe vaksinën Moderna, pas aprovimit që mori nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026