Kush përfiton nga paketa e zgjeruar, Ibrahimaj: 50 mijë lekë gjobë për çdo punonjës të padeklaruar
Paketa e dytë e ndihmës ekonomike e akorduar nga qeveria do të ndryshojë, pasi jo të gjithë personat që janë përfitues kanë arritur që brenda afateve kohore të marrin pagën e paketës së dytë.
Për të përfituar pagën prej 40 mijë lekësh tashmë mund të aplikojnë të gjithë ata ish-punonjës, sipërmarrjet e të cilëve u prekën nga masat kufizuese dhe që janë larguar nga puna në periudhën 1 mars -17 maj.
Më parë periudha kufizuese ishte 12 mars-10 prill. Periudha e mëparshme penalizonte mijëra qytetarë, pasi deklarimet për largimet nga puna zakonisht bëhen me periudha deri në 10 ditë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se shumica e ankesave të ardhura nga individët dhe bizneset lidhej me afatin e vendosur për përfitimin e kësaj ndihme, ndaj qeveria vendosi të zgjasë afatin nga 1 mars-17 maj duke zgjeruar dhe numrin e përfituesve të pagës prej 40 mijë lekësh.
Znj. Ibrahimaj tha se janë 31 mijë punonjës të larguar nga puna në këtë periudhë që përfitojnë nga paketa e zgjeruar, pasi punëdhënësit e tyre të aplikojnë brenda datës 5 qershor. Në të kundërt, në drejtim të këtyre të fundit do të nisin penalitetet, që parashikojnë gjobë 50 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar në Tatime.
“Paketa u zgjeruar me 31 mijë individë më shumë që nuk ishin përfitues dhe tashmë mund të përfitojnë nga paketa e zgjeruar. Diferenca mes listë pagesave të dorëzuara në shkurt-prill, pra të larguarit në mars-prill është 38 mijë të punësuar në biznesin e madh.
Dua të theksoj se të gjithë të punësuarit në biznesin e vogël janë mbështetur nga paketa e parë. 255 mijë individë në total janë mbështetur në të dyja paktet, një shifër kjo shumë e lartë, duke qenë se 560 mijë të punësuar janë gjithsej në Shqipëri. Punëdhënësit duhet të aplikojnë deri më 5 qershor për punonjësit e tyre, në të kundërt në zbatim të një akti normativ do gjobiten 50 mijë lekë për çdo punonjës”, tha drejtoresha e Tatimeve.
Mund të lexoni gjithashtu:
Qeveria zgjeron paketën e dytë të ndihmës ekonomike, përfitojnë mbi 32 mijë persona
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta