32 të arrestuar në Spanjë për lidhje me Ngrangheta-n, mes tyre shqiptarë
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 32 anëtarë të një grupi të krimit të organizuar të lidhur me mafien italiane ‘Ndrangheta’.
Anëtarët e bandës kriminale përshkruhen si shumë të dhunshëm dhe akuzohen për trafik droge në shkallë të gjerë dhe pastrim parash.
Grupi dyshohet se ka lidhje me trafikun e kokainës dhe kanabisit midis Spanjës dhe Italisë, ku përdorin automjete të sofistikuara për të transportuar lëndën narkotike.
Mes 32 të arrestuarve sipas Euronews, janë italianë, shqiptarë dhe hungarezë.
Disa nga të arrestuarit janë gjithashtu të lidhur me një numër vrasjesh në Itali.
Rreth 40 prona u kontrolluan gjithashtu në qytetet bregdetare spanjolle të Barcelonës, Málaga dhe Tenerife.
Operacioni u zhvillua në dy ditë të ndryshme javën e kaluar në ishullin mesdhetar Ibiza dhe përfshiu 500 oficerë të zbatimit të ligjit nga Garda Civile Spanjolle, Karabinierët e Italisë dhe Guardia de Finanza, të mbështetur nga organet evropiane për policinë dhe drejtësinë, Europol dhe Eurojust.
Mafia kalabreze ‘Ndrangheta’ konsiderohet si organizata kriminale më e fuqishme në Evropën Perëndimore.
“Anëtarët e kësaj organizate kriminale do të përdorin në mënyrë rutinore dhunë, duke përfshirë torturën, për të çuar përpara qëllimet e tyre kriminale,” tha Europol në një deklaratë ditën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta