4.9% rritja ekonomike globale për 2022, parashikon FMN

28 Korrik 2021 | 14:31

Ekonomia botërore po shkon drejt normalizimit, por ritmi i rritjes do të shihet me hapat e vaksinimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka përditësuar raportin e prillit, duke rritur parashikimin për rritjen globale ekonomike në vitin 2022, në 4.9 %, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për 2021-n.

Qasja në vaksina është shfaqur si linja kryesore, përgjatë së cilës rimëkëmbja globale ndahet në dy blloqe: ato që mund të presin normalizimin e mëtejshëm dhe ato që do të përballen ende me infeksione dhe masa kufizuese.

Duke analizuar procesin e vaksinimit, ekonomistja e FMN-së, Gita Gopinath, tha se Europa, SHBA dhe Azia Qendrore, do të kenë rritje të fortë ekonomike, e pasqyruar kjo te parashikimi për 2022-shin.

Ndërkohë, për ekonominë shqiptare FMN nuk ka nxjerrë ende përditësimin, por me ecurinë pozitive në pjesën e parë të vitit dhe me raportin e prillit, PBB parashikohet të rritet rreth 4%, për t’u ngadalësuar në vitin 2022 në 3.5%.

Në rajon, Shqipëria kishte rënien më të ulët pas Serbisë në vitin 2020, ndërsa shteti ballkanik më i goditur ishte Mali i Zi, me -15.2%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026