4 nga plazhet më të bukura në Evropë për të bërë sërf

12 Korrik 2021 | 11:09

Nuk duhet të fluturojmë në anën tjetër të kontinentit për të shijuar pasionin e sërfit, apo për të praktikuar aftësisë tona sportive. Nëse njeh vendet e duhura, Evropa ka mjaftueshëm dallgë për të sfiduar dhe emocionuar edhe sërfistin më të mirë.

Këto janë 4 vende në Evropë, në të cilat pasioni juaj për sërf, nga fillestarët deri tek profesionistët nuk do të zhgënjehet.

  1. La Grande Plage, Francë

    La grande plage, Biarritz, Francë © Commons

Në këtë plazh mund të gjeni dallgë të buta dhe të sigurta gjatë gjithë sezonit turistik, por në kohë të tjera gjatë vitit ato mund të bëhen goxha agresive. Dallgët e buta janë një mënyrë e mirë për të provuar veten për fillestarët, pasi ato përfundojnë në sipërfaqen ranore pranë bregut që ju ofron një rënie të lehtë kur me shumë mundësi, të rrëzoheni nga tabela e sërfit apo surfboard-i juaj.

Në këtë rajon të Francës gjenden shkolla të shumta që ofrojnë kurse sërfi, ku fillestarët mund të mësojnë duke vëzhguar se si sërfistët me përvojë i kërkojnë dallgët e tyre perfekte. Me pak fjalë, vendi i duhur për fillestarët që duan të provojnë veten dhe të hedhin hapin e parë në ujë.

Për më shumë informacion vizitoni: tourisme.biarritz.fr/en

2- Ishulli Achill, Irlandë

County Mayo, Irlandë, © Leighton Smith

Shumica e plazheve Irlandeze është më mirë t’i lihen ekspertëve, por Ishulli Achill në bregdetin County Mayo mbetet përjashtim. Këtu, sërfisët me njohuri mesatare mund të shijojnë dallgë të gjata dhe miqësore që udhëtojnë në një drejtim dhe përfundojnë në bregun koralor. Ato kanë një pamje ballore te hapur, pra jo cilindrike, që të ofron ndjesinë sikur dallga është krejtësisht e jotja dhe ky është një shans perfekt për të praktikuar kthesat.

Me pak fjalë, nëse dini ta ngisni një dallgë dhe të qëndroni në këmbë mbi tabelën e sërfit pa u lëkundur, atëherë jeni gati për Ishullin Achill. Ajo që do të merrni mbrapsht është plazhi i mahnitshëm prej 3 kilometrash në Keel, i cili ofron një mori aktivitetesh të tjera për ata që nuk janë miq të sërfit, si ecjet në natyrë, çiklizmi, vrojtimi i shpendëve etj.

Mund të mësoni më shumë tek: achilltourism.com

  1. Tinos, Greqi

    Ishulli Tinos, Greqi ©Canva

Ujërat e qetë të Detit Egje mund të mos jenë shumë të njohur mes rretheve të sërfistëve por kjo është pikërisht ajo që ofron deti në Klimbithra në pjesën veriore të ishullit. Dy gadishujt dhe të ashtuquajturat erërat Etesiane që fryjnë këtu në korrik-gusht, i thërrasin dallgët njëra pas tjetrës duke e bërë këtë një vend mjaft të favorshëm për sërfistët e nivelit mesatar.

Ju mund ta kombinoni sërfin edhe me disa atraksione tradicionale të ishujve grek, si çlodhja në rërën e ngrohtë që shtrihet përgjatë gjireve piktoreske, ose të shihni tufa të tëra me dhi mali që ngjiten në pikat e larta përreth, apo edhe të vizitoni manastiret dhe mullinjtë me erë që gjenden fare pranë. Atmosfera e relaksuar dhe tavernat tradicionale nuk mund të jenë kurrë zgjedhja e gabuar për të kaluar kohën më të mirë me të dashurit tuaj.

Lexoni më shumë rreth ishullit Tinos duke vizituar:  visitgreece.gr

  1. La Speranza, Sardenja, Itali

Sardenja, Itali © Pixabay

Bregdeti perëndimor i Sardenjës është magnet për dallgë. Ndërkohë që shumica e plazheve përgjatë këtij zgjatimi ofrojnë kushtet perfekte për sërf, La Speranza mund të quhet edhe meka e ekspertëve të sërfit, pasi prodhon disa nga dallgët më spektakolare në formën e cilindrit, nga ana e djathtë. Valët cilindrike apo valët tub njihen si Grali i Shenjtë për sërfistët e dedikuar, të cilët e përshkruajnë ndjesinë që përjetojnë kur rrëshqasin butësisht përmes tunelit rrëqethës prej uji, si diçka që nuk i ngjan asgjëje tjetër në universin sportiv.

Sërfi brenda për brenda vorbullës ujore është një karakteristikë vërtetë mahnitëse e këtij sporti, e cili të lejon ta shohësh sërfistin tek zhduket brenda një rreth-e-qarku gjigand ujor, vetëm për të dalë në anën tjetër triumfues, teksa dallga qetësohet dhe largohet me ngadalë drejt bregut.

Vizitorët që nuk janë ekspertë, mund të kënaqen me bukurinë e egër të bregdetit të Sardenjës me kodrat e veshura me bimën kaktus, që zbuten teksa takohen me shkumën e detit Mesdhe. Një eksperiencë që nuk duhet humbur!

Zbuloni më tepër rreth këtij ishulli në ciaosardinia.com

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026